Lajme

Katedralja Notre Dame në Paris kaplohet nga zjarri

04/15/2019 21:05
nga:LR H

Në katedralen Notre Dame në Paris ka shpërthyer një zjarr i madh, kanë njoftuar ekipet emergjente të Francës.

Siç raporton Reuters duke u thirrur në deklaratat e dëshmitarëve okularë, në këto momente po del tym i zi dhe zjarr nga katedralja, transmeton Telegrafi.

Ekipet e zjarrfikësve dhe ato emergjente kanë dalë në terren dhe deri më tani nuk dihet shkaku që qoi në këtë incident dhe gjithashtu nuk dihet nëse ka të lënduar.

Raportohet se zjarri në katedrale ka shpërthyer në ora 17:50, ndërkaq gjatë vitit të kaluar kisha katolike në Francë kishte bërë thirrje urgjente që të ndërmerret diçka për Katedralen që ka filluar të shkatërrohet.

Mediat franceze raportojnë se shumë shpejtë pritet t’i drejtohet kombit presidenti francez Emmanul Macron. /Telegrafi/