Mbrëmë sipas mediave serbe ndodhi një sulm në Lloznicë pas një kontrolli që policia serbe bëri në një veturë në taksi.
Aty mbeti i vrarë polici serb Nikolla Kërsmanoviq (34 vjeç), ndërsa kolegu i tij Vjekoslav Illiq (50 vjeç) është plagosur dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Përgjithshëm në Loznicë.
E këtë vepër po dyshohet se e kreu, Faton Hajrizi i cili para 12 ditësh u arratis për herën e nëntë nga burgu në Kosovë.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, tha se po përcaktohet nëse autori i krimit të tmerrshëm në Loznicë është shqiptari Artan Hajrizi, gjegjësisht po konstatohet nëse bëhet fjalë për person që po prezantohet në mënyrë të rreme.
“Për MPB-në është gjithmonë një tragjedi kur vritet një nga anëtarët tanë. Nuk ka dyshim se ka dyshime të forta se ky është një sulm terrorist dhe se ai vjen nga Kosova. Është një makinë me regjistrim në Tutin, policia jonë kufitare e ka vënë re, e ka ndjekur, e ka ndaluar. Nuk ishte një taksi, por një makinë e drejtuar nga Midhad Haxhiq, e cila transportonte një person nga një vend në tjetrin. “Ai e ka marrë vrasësin në Preshevë”, thotë Daçiqi.
Ndiqni më poshtë pamjet nga vendi i ngjarjes:
Žandarmi u Loznici, u toku potraga za ubicom policajca #loznica #UNATV #ubistvopolicajca pic.twitter.com/ZBM6v4su33
— UNA TV Srbija (@unatvsrbija) July 18, 2024