Lajme

Pamje nga vendi i ngjarjes, ku një person ra nga ndërtesa në Prishtinë

09/12/2019 19:16
nga:A. R.

Një person ka rënë nga lartësia e një ndërtesë në lagjen “Lakërishtë” në Prishtinë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se sot rreth orës 17:45, një person ka rënë nga një ndërtesë në një lartësi prej 40 katësh, duke shtuar se janë duke u zhvilluar hetimet e mëtutjeshme.

“Sot ne ora 17:45 kemi pranuar informacion se nje person ka rene nga nje ndertese ne rrugen “Robert Doll” ne Prishtine. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane dale njesitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekesor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimes( mashkull). Per rastin jane njoftuar institucionet kompetente”, thuhent në njoftim.

Shikoni pamjet e ndërtesës nga ku ka rënë viktima.