Lajme

Pamje nga shpërthimi afër një pike karburanti në Zveçan

09/29/2024 10:17
nga:G B

Policia e Kosovës ka thënë të dielën se një shpërthim ka ndodhur gjatë mesnatës në afërsi të një pike karburanti në qendër të Zveçanit, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

“Rreth mesnatës, në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit, ka ndodh një shpërthim”, tha për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Elshani tha se nuk ka të lënduar nga ky shpërthim dhe se njësitet policore dolën në vendin e ngjarjes menjëherë.

“Rasti cilësohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, theksoi Elshani

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim, i cili shkaktoi dëme materiale në shtëpizën e pikës së karburantit dhe në disa vetura në afërsi, tha ai.

Më poshtë pamje nga vendi i shpërthimit.

Shtëpiza e dëmtuar e pikës së karburantit në Zveçan, veriu i Kosovës, pas një shpërthimi gjatë natës mes 28 dhe 29 shtatorit.