Lajme

Pamje nga rrahja e sapo ndodhur mes 10 personave në Gjakovë

11/08/2019 17:30
nga:A. R.

Një përleshje me të paktën 10 persona të përfshirë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qendër të Gjakovës.

Gazeta Sinjali, ka siguruar një video nga rrahja e disa personave në mes të rrugës. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Lirije Podrimaj, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës i ka thënë Gazetës Sinjali, se rrahja ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe se 6 persona janë shoqëruar në Stacionin e Policisë në Gjakovë.

“Rreth orës 16:00, ka ndodhur një rrahje mes dy grupeve në rrugën ‘Abedin Tërbeshi’ dhe deri më tani janë shoqëruar në stacionin e Policisë gjashtë persona. Po ashtu personat e përfshirë kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar ajo .