Lajme

Pamje nga momenti i shembjes së ndërtesës në Turqi si pasojë e tërmetit të fuqishëm

10/30/2020 14:07
nga:F K

Një tërmet i fuqishëm prej 7.0 magnitudë ka goditur ishujt grek Samos dhe Dodekanez, duke u ndjerë deri në Stamboll të Turqisë.

Sipas mediave greke, dridhjet janë ndjerë në tërë Greqinë, e deri në qytetin turk të Stambollit.

E ky tërmet i fuqishëm është përcjell nga tre tjerë me fuqi shkatërruese prej 4.1 magnitudë, 4.2 dhe 4.8.

Mediat lokale kanë raportuar për dëme në ndërtesa dhe rrugë, e në Turqi janë filmuar shumë ndërtesa në qytetin e Izmirit duke u shembur.

https://www.facebook.com/kirikoslithos/videos/819124125505267