Lajme

Pamje magjepëse të një lagjeje në Prishtinë

05/26/2020 12:02
nga:Gazeta Blic

Banorë të një lagjeje të re në Prishtinë, kanë realizuar fotografi mahnitëse të oborrit të kompleksit të tyre banesor në Prishtinë.

Bëhet fjalë për kompleksin “Blerti”, në lagjen “Kalabria”. Ky kompleks banesor si asnjë tjetër, ka mbi një hektar hapësirë të gjelbër në të cilin nuk kanë qasje automjetet.

Ndonëse, ende nuk është përfunduar tërësisht ndërtimi, banorët që jetojnë aty janë duke jetuar jetë me standarde të larta.


Kjo hapësirë banimi është duke u ndërtuar nga kompania “Lesna”, e cila ka mbi 55 vite traditë. Tashmë, ka filluar fazën e dytë të ndërtimit të komplesit rezidencial “Blerti”, me sipërfaqe prej 50 mijë metrash katror, i ndërtuar me dizajn mahnitës arkitektonik slloven dhe sipas standardeve më të avancuara evropiane.


Banorët, aty kanë kopshte, parqe, kënde të lodrave dhe hapësirë rekreacioni, të gjitha në një komunitet të rehatshëm.