Lajme

Pamje ekskluzive të momentit të hyrjes së Rexhep Selimit, në Stacionin Policor (Video)

03/03/2018 14:40
nga:Gazeta Blic

Gazeta Blic e ka siguruar videon kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi po hynte në Stacionin Policor në Prishtinë, derisa vëllai i tij, Ramadani ishte shoqëruar nga policia, për shkak të mos përfilljes së urdhrave të zyrtarëve policor dhe sulmit ndaj policit.

Gazeta Blic dje ka raportuar se vëllai i deputetit të VV-së e kishte sulmuar policin, derisa ky i fundit po ia shqiptonte një gjobë për shkak të një kundërvajtjeje që kishte shkaktuar.

Siç ka raportuar Gazeta Blic, fillimisht Ramadan Selimi me këmbë kishte goditur në këmbë policin, derisa pas shoqërimit të stacion policor, e kishte goditur edhe me grusht.

Lirimi i tij kishte ndodhur pas dy orësh qëndrimi në stacionin policor, derisa në stacion kishte shkuar edhe vetë Rexhep Selimi.

I kontaktuar dje nga Gazeta Blic, Rexhep Selimi e ka konfirmuar se ka qenë në stacion policor, mirëpo ai ka thënë se nuk ka ndikuar që vëllai i tij të lirohet në procedurë të rregullt.

“Po e kam vizituar, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe dy orë më vonë ai është liruar. Por kjo nuk do të thotë se unë kam intervenuar për lirimin e tij”, tha Selimi për “Gazeta Blic”.

Këtu e gjeni videon ekskluzive, kur Rexhep Selimi ka hyrë në stacion policor:

Ndërkohë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar për “Gazeta Blic” se vëllai I deputetit Selimi kishte sulmuar fizikisht një nga zyrtarët policer kështu duke mos përfillur urdhërin e tyre.

“Rreth orës 18:00 është shoqëruar në stacion policor një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe mospërfillje e urdhërave të policit. Njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin kujdestar po merren me rastin”, tha ajo.

Gazeta Blic nga burime brenda Policisë së Kosovës ka raportuar se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:00.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, e gjithë ngjarja ka ndodhur derisa policia e kishin ndalur një makinë, për kundërvajtje në trafik, e cila ka rastisur të jetë e vëllait të deputetit Selimi.

Vëllai i Rexhep Selimit nuk i kishte përfillururdhrat e policit dhe e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor me inicialet A.I., duke e goditur me këmbë në të dy këmbët.

Pas këtij veprimi, ai është shoqëruar në stacionin policor, thonë burime të Gazetës Blic.

Vëllai i Rexhep Selimit duke mos u mjaftuar me kaq, me të arritur në stacionin e Jugut, e kishte goditur me grushtë në fytyrë zyrtarin policor.

“Me datën 02.03.2018 rreth orës 18:00 njësia policore e Hetimeve të St. Policor Jugu Prishtinë Z.S # 6761 dhe A.I. # 9063 pas një kundërvajtje në trafik të rreth i Victorisë është ndaluar vetura Pezho 206 me targa 01-642-HC të cilin e voziste Ramadan Selimi i lindur me 20.04.1960 nga Fshati Aqarevë i cili nuk kishte përfillur urdhërat e policit dhe i njëjti e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policer A.I duke e goditur me këmbë në dy këmbët zyrtarin policer. I dyshuari është shoqëruar në stacion policer pasi është sjellur në stacion I dyshuari përsëri e kishte goditur me grushtë në fytyrë zyrtarin policer si dhe ja kishte grisur jaknen zyrtare”, kanë thënë burime të Gazetës Blic brenda Policisë së Kosovës.

06/21/2018 15:08

Babai filmon të bijën nga momenti i lindjes e deri te ditëlindja e saj e 18-të, dokumentoi ndryshimin ndër vite