Showtime

Pamje brenda festës së ditëlindjes të Taynës, kaq vite mbushi këngëtarja

12/14/2019 08:52
nga:L I

Rep-artistja Tayna është një ndër këngëtaret më të përfolura në mediat rozë, shkruan GazetaBlic.

Dita e sotme është e veçantë për të, pasi ajo po feston ditëlindjen.

Këngëtarja e hitit “Columbiana” ka mbushur plot 23 vite jetë.

Kanë qenë të shumtë ata që e uruan këngëtaren në rrjete sociale, ndërsa ajo ka zgjedhur të udhëtojë drejt Tiranës për ta festuar, ku torta dhe një buqetë trëndafila ishin surprizë për të.

E veshur me fustan të kuq lëkurë, Tayna u duk e mrekullueshme mbrëmë.