Lajme

Palmer: Për ShBA-në pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

11/05/2019 16:27
nga:B. D

Çështja e pavarësisë së Kosovës për ShBA-të nuk ekziston, tha ndihmës sekretari i shtetit dhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Ai shtoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë nuk është një problem që zgjidhet shpejt dhe lehtë, dhe se nuk është çështje për medien.

Palmer, i cili më parë kishte thënë në Shkup dhe Prishtinë se Serbia nuk do të pranohet në BE derisa të njohë pavarësinë e Kosovës, tha në një intervistë për mediet serbe se njohja e pavarësisë së Kosovës është një temë që duhet diskutuar në kuadër të dialogut.

Ai foli edhe për taksën 100%, për të cilën tha se ishte shprehur qartë gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë se taksa duhet të hiqet që t’i hapë rrugë dialogut.

11/18/2019 19:43

Eliot Engel: Këtë përbërje duhet ta ketë Qeveria e re e Kosovës. Paralajmëron rrezik nëse ndodh prekja e kufijve