Lajme

Pallaska: Nëse VV-ja do të besonte në argumentet kushtetuese të Kurtit, nuk do të kërcënonte me vëlla-vrasje!

03/30/2020 13:23
nga:Norë Kelmendi

Avokati dhe juristi Kosovar, Dastid Pallaska, ka reaguar pas deklaratës së anëtarit të Vetëvendosjes dhe kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, ku ky i fundit ka kërcënuar sot me vëlla-vrasje në vend, në rast se krijohet qeveri e re.

Pallaska thotë se nëse Vetvendosje kishte besuar në argumentet kushtetuese të Kurtit, ajo nuk do të krcënonte vendin me trazira të dhunshme e “vëlla-vrasje” nëpërmjet zyrtarëve të saj.

“Po të besonte në “argumentet kushtetuese” tê Kryeministrit në ikje, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të kërcënonte vendin me trazira të dhunshme e “vëlla-vrasje” nëpërmjet zyrtarëve të vet. Kushtetuta dhe dhuna e përjashtojnë njëra tjetrën!”, tha Pallaska.

Po të besonte në “argumentet kushtetuese” tê Kryeministrit në ikje, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të kërcënonte vendin me…

Publiée par Dastid Pallaska sur Lundi 30 mars 2020

05/04/2020 18:13

Bahtiri: Mos e shfrytëzoni humbjen e një jete për sulme politike, turp ju qoftë!