Lajme

Palët nuk lëvizin nga pozicionet, flasin nga VV nëse do të ketë takim Kurti-Mustafa

12/23/2019 12:05
nga:B. D

Të premten e kaluar ka qenë takimi i fundit ndërmjet liderit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, e atij të Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK), Isa Mustafa, në përpjekje e sipër për t`u marrë vesh për një koalicion qeverisës, shkruan GazetaBlic.

Edhe ky takim si shumë të tjerë, ka përfunduar me zero rezultat.

Shkak për këtë janë bërë qëndrimet e betonuara të Lidhjes Demokratikë të Kosovës që me çdo kusht po insistojnë që të kenë 50 me 50 ndarjen e ministrive si dhe postin e Presidentit, përfshirë në këtë pako edhe kryetarin e Kuvendit dhe Ministrinë e punëve të Brendshme (MPB).

Të hënën derisa LDK ka shënuar 30 vjetorin e themelimit të saj, ka qenë nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu, që edhe njëherë i ka kujtuar VV-së se LDK nuk heq dorë nga kërkesat e saj, si kusht që të arrihet ujdia.

Veliu tha se edhe pozita e kryeministrit e edhe e Presidentit, janë shumë për një subjekt politik, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Madje ai tha se janë të gatshëm të takohen me Albin Kurtit dhe të tjerët nga VV, por që sipas tij i takon VV si partia e parë fituese që të thërras takimin e radhës.

Në agjendë deri në këto momente nuk është paraparë një takim Kurti-Mustafa por që nuk është përjashtuar mundësia që një i tillë të ndodh në orët e pasdites.

Gazeta Blic ka kontaktuar me zyrtarë të VV, e të cilët kanë konfirmuar se tash për tash, nuk është konfirmuar një takim ndërmjet dy liderëve të këtyre subjekteve politike.

“Ende nuk ka një agjendë për këtë, së paku deri në këtë momente. Për më vonë nuk kam diçka të konfirmuar”, ka thënë shkurt Arlind Manxhuka nga zyra për media e partisë e cila ka dal fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan GazetaBlic.

Pykë të një marrëveshje potenciale ndërmjet VV e LDK kanë mbetur ndarja e pozitave ministrore dhe pozita e Presidentit.

Albin Kurti ditë më parë ka thënë se në momentin kur të bëhet certifikimi i rezultateve qeveria e re do të krijohet brenda 72 orëve, e që një gjë e tillë nuk ka ndodhur e që duket se palët janë larg njëra tjerët për një marrëveshje për krijimi ne qeverisë.

Duke parë këto qëndrime të betonuar, një presion i lehtë ka nisur ndaj palëve si rasti konkret kur zyrtarë të lartë të Bundestagut vizituan Kosovën, me të vetmin qëllim për bindjen e palëve për arritjen e ujdisë.

Sot kur shënon data 23 dhjetor, kanë mbetur edhe tre ditë kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bazuar në Kushtetutën e Kosovës, ka thirrur seancën konstituive për legjislaturën e 7 të Kuvendit të Kosovës./GazetaBlic

LDK nuk heq dorë nga kërkesat, ia gjuan topin VV-së për takim

02/02/2020 14:55

Zëdhënësi i VV-së falënderon të gjithë gazetarët që raportuan deri në arritjen e marrëveshjes VV-LDK