Lajme

“Pako Emergjente e Qeverisë Hoti është plagjiaturë, e ka shkruar Besnik Bislimi”

10/05/2020 23:50
nga:Gazeta Blic

Deputeti i VV-së, Hajrullah Çeku, ka thënë në T7 se Pako emergjente e Qeverisë Hoti është kopje e asaj të Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë po ashtu se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po gjen arsyetime që të mos vijë në Kuvend.

“Hoti po gjen arsyetime që të mos ballafaqohet me deputetët në Kuvend. E kemi thirrur në interpelancë për nesër. Të them të drejtën nuk presim që të thotë dicka të re përvec këtyre që i thotë zakonisht. Ai ka gjetur arsyetime që të mos vijë në Kuvend. Por edhe kur ka qenë në seanca ka qenë anemik dhe nuk ka thënë asgjë të vlefshme”, tha ai.

“Kur erdhën në qeveri erdhën me pompozitet. Thanë që janë ekspertë, qeveri e ekspertëve. Ekspertë të ekonomisë, shëndetësisë e kështu me radhë. Kjo ishte arsyetimi për rrëzim të qeverisë. E para ishte flluska e anti-amerikanizmit që e zbuluan vetë. Për menaxhim të pandemisë mos të flasim. Krahasoni pakot emergjente. Ajo është një kopje e Pakos sonë së Rimëkëmbjes të ideuar nga Besnik Bislimi. Një plagjiaturë”, shtoi Ceku.

Hykmete Bajrami e bindur se do të kaloj ligji për Rimëkëmbje Ekonomike: Kemi 62 deri ne 64 vota

 

11/29/2020 19:11

Exit Poll: Ja kush fitoi në Podujevë!