Sporti

Pak para nisjes për në botëror refuzon Kosovën me anë të një komenti në Facebook

02/04/2019 17:26
nga:M K

Kombëtarja e Kosovës teksa po nisej nga aeroporti drejt Suedisë për të marrë pjesë në Botërorin e Skitarisë e postoi një fotografi në Facebook, ku komentoi babai i njërit prej reprezentuesve kosovarë.

Avdyl Shurdhaj me një koment në “Facebook” ia bëri me dije FSK-së se djali i tij, Fatoni, nuk do t’i bashkohet Kosovës në Botëror në shenjë pakënaqësie me anashkalimin që ia ka bërë prej kohësh federata.

Sporti kosovar shpeshherë shndërrohet në “botë të çudirave dhe të skandaleve”. Diçka e tillë së fundi ndodhi në skitari.

Federata Skitare e Kosovës (FSK), përmes grupit të vetë zyrtar në “Facebook”, nga aeroporti njoftoi se Kombëtarja e Kosovës po niset drejt Suedisë për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që filloi sot dhe që mbyllet më 17 shkurt.

Gazeta Express raporton se FSK njoftoi se Kosovën në “ARE 2019” do ta përfaqësojnë Albin Tahiri, Fiona Rusta, Faton Shurdhaj, Adea Kollqaku dhe Arbi Pupovci. Dhe, në këtë postim të FSK-së komentoi prindi i njërit prej këtyre reprezentuesve i cili ia bëri me dije federatës se djali i tij, Faton Shurdhaj, nuk do t’i bashkohet Kosovës në Suedi.

“Fatoni nuk do ju bashkëngjitet këtyre. E themi me keqardhje sepse qe katër vite nuk u përkrah nga Federata Skitare e as nga Ministria e Sportit, kështu që garuesve ju uroj sukses”, ka komentuar Avdyl Shurdhaj në faqen e FSK-së në Facebook.

Babai i Faton Shurdhajt ka marrë përgjigje të menjëhershme nga FSK, raporton Gazeta Express, po ashtu me koment përmes “Facebook-ut”.

“Me të vërtetë ndihemi të shokuar nga vendimi i papritur nga ana juaj pa asnjë paralajmërim dhe pas gjithë punës që e keni bërë ju, Fatoni dhe Federata për pjesëmarrje në eventin më të madh në Skijim, atë të Kampionatit Botëror në Skijim.

Ndërsa kur flisni për “mos përkrahje” atëherë duhet të shikoni faktet se Federata në bazë të mundësive të saj ka bërë të pamundurën që të i ofrojë, jo vetëm Fatonit, por të gjithë atyre që jetojnë jashtë Kosovës mundësitë për përfaqësimin e shtetit të tyre të lindjes.

Kjo tregohet me mbulimin e shpenzimeve për përgatitje sezonale si dhe pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e federatës.

“Po ashtu edhe Bursa “Shpresë Olimpike” që është mundësuar nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport nëpërmjet Federatës sonë, asnjëherë nuk arriti të shfrytëzohet nga Fatoni, pikërisht për shkak të neglizhencës nga ana juaj për të përfunduar procedurat e nevojshme, e për të cilat ju e dini mjaft mirë se Presidenti z.Milaim Kelmendi ka luftuar që afati për përmbushjen e tyre të shtyhet.

Ne shpresojmë në reflektim nga ana juaj dhe e Fatonit, në mënyrë që të ju bashkoheni pjesës tjetër të ekipit i cila gjithmonë ju mirëpret!”, thekson FSK.

Por, sërish ka reaguar Avdyl Shurdhaj, duke insistuar se djali i tij, Fatoni, gjithmonë është lënë pas dore nga federata kosovare e skitarisë.

05/25/2019 23:51

Tuchel ka një mesazh për lojtarët e tij – Ja çfarë thotë ai