Showtime

Pak para Eurovisionit, Jonida Maliqi ka disa fjalë

05/16/2019 16:18
nga:Natyra

Pak orë para se të nisë festivali gjigant i muzikës Eurovision, Jonida Maliqi pati për të thënë diçka.

Këngëtarja hyri në Instagram për të shkruar një mesazh të gjatë me anë të cilit kërkoi edhe mbështetje.

“Sot eshte mbremja per te cilen kam, kemi punuar me shume dashuri! Qe nga emocionet e para te Dhjetorit e deri ne keto çaste, jam rrethuar si kurre me pare me energjine e nje publiku te jashtezakonshme qe perkrahu, mbeshteti dhe kendoi me muaj te tere shqip #! Per pak ore ngjitem ne skenen e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshe! Nese mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj te votoni Shqiperine me numrin #14! Jemi bashke ne kete sfide, une me fuqine e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Pacim fat”, ka shkruar ajo.

05/27/2019 13:37

Kombëtarja U21, me shumë “shpresa” përpara Turqisë