Lajme

Pak orë para takimit Kurti-Mustafa, analisti politik parasheh marrëveshjen VV-LDK

01/08/2020 13:45
nga:B. D

Pak orë na ndajnë nga takimi i liderit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ku do të diskutojnë për mundësinë e arritjes së marrëveshjes së koalicionit, shkruan GazetaBlic.

Analisti politik, Arton Demhasaj, për GazetaBlic ka komentuar takimin e sotëm Kurti-Mustafa, e që sipas tij ky takim mund të jetë i suksesshëm dhe të rezultojë me një marrëveshje, nëse që të dyja palët lëshojnë pe për njëra-tjetrën.

“Gjitha mundësitë ekzistojnë që me pas një marrëveshje sepse tani më gjithçka po dimë se çfarë po kërkojnë nga dy palët dhe gjitha ajo që na duhet nga ky takim është që të dyja palët me lëshu pe nga pak për të pasur një marrëveshje të mundshme dhe të fillojnë procedurat me zgjedhjen e qeverisë dhe mos me humb kohë më shumë”, tha Demhasaj.

Ai tha se janë gjitha mundësitë që koalicioni të ndodhë, mirëpo nëse të dyja palët nuk e duan një gjë të tillë atëherë mund të ketë arsyetime dhe të mos arrihet marrëveshja.

“Gjitha mundësitë ekzistojnë vetëm nëse palët gjejnë arsyetime që të mos arrihet një marrëveshje atëherë edhe mundet të mos arrihet, por mundësitë janë që mundet te ketë një gjë të tillë’, tha ai për GazetaBlic.

Demhasaj tha se edhe VV dhe LDK duhet të zmbrapsen nga pak në mënyrë që të ketë marrëveshje, por më shumë i takon LDK-së të lëshoj pe, pasi që ka kërkuar më shumë se që duhet, duke e kërkuar postin e Presidentit i cili mund të pres edhe një vit e gjysmë që kjo çështje të diskutohet.

“Që të dyja duhet me lëshu pe nga pak por më shumë LDK, sepse kjo ka ngul këmbë që nga fillimi për pozitën e Presidentit që vazhdimisht e ka kërkuar dhe presidenti ka mandat edhe një vit e më shumë dhe ka qenë e paarsyeshme që qysh tani me blloku krijimin e qeverisë për një pozitë tjetër kushtetuese që nuk lidhet direkt me qeverisë, që është presidenti dhe nuk lidhet kjo me qeverinë”, tha ai.

“LDK fillimisht duhet me lëshu pe dhe me VV të bëjnë një marrëveshje për qeverinë dhe me anashkalu presidentin deri sa të vij koha asaj, LDK po ngul këmbë dhe në bazë të kësaj po pengohet kjo marrëveshje”, shtoi Demhasaj për GazetaBlic.

Takimi Kurti-Mustafa ishte paraparë të zhvillohet në ora 14:00, mirëpo në minutat e fundit kjo ka ndryshuar duke e shtyrë një orë më shumë, për në ora 15:00.

Shtyhet takimi Kurti-Mustafa

08/06/2020 13:37

Demhasaj: Ekziston mundësia që AAK-ja, NISMA e PDK-ja ta votojnë mocionin për rrëzimin e Hotit!