Sporti

Pak orë para finales, armë anti-dron në Madrid

06/01/2019 17:48
nga:M K

Gjithçka është gati për finalen e madhe të Champions League mes Tottenhamit dhe Liverpoolit.

Finalja e Champions League këtë vit do të diskutohet mes Tottenhamit dhe Liverpoolit, sfidë që do të zhvillohet sonte nga ora 21:00 shkruan Albeu, përcjellë GazetaBlic.

Për këtë finale, që do të zhvillohet në Madrid, është blinduar edhe qyteti për të krijuar siguri maksimale që gjithçka të shkojë siç është më së miri.

Madje, sipas “El Chiringuito de Jugones”, policët kanë marrë gjitha masat për të krijuar siguri dhe kanë në dispozicion edhe armë kundër droneve, duke u përgatitur për çdo rast, pasi që shpesh janë parë viteve të fundit dronë mbi stadiume.

Ndër të tjera “Jugones” raporton se policia janë njoftuar për huliganët anglezë duke i paralajmëruar ata para sfidës së sotme.

06/24/2019 23:48

Milorad Dodik thotë se nuk e ka ftuar Thaçin në Samit si president i Kosovës