Lajme

Pak minuta para Samitit, Thaçi konsultohet me Haradinajn e Pacollin

05/17/2018 08:46
nga:Q F

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli janë takuar për konsultime para fillimit të samitit të Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Fotografi nga ky takim,  ka publikuar Presidenti Thaçi në rrjetin social Facebook, duke e quajtur këtë samit si historik.

“Në konsultimet e fundit para nisjes së Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë. Ky samit i përbashkët është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin tonë”, ka shkruar Thaçi.

Gjatë ditës së djeshme Thaçi udhëtoi për në Sofje, në kuadër të këtij samiti, Thaçi do të zhvillojë takime bilaterale me liderë shtetërorë, kurse do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror.

Pjesë e Samitit të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në Sofje do të jenë mbi 30 liderë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Për të parë drejtpërdrejtë samitin e BE-së, ju mund të klinkoni në linkun më poshtë ku do të lidheni direkt me ngjarjen atje.

Për të parë samitin, klinkoni këtu

Nga ana tjetër presidenti i vendit, Hashim Thaçi dje zhvilloi një takimin zyrtar me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, si dhe me presidentin serb Alekasandar Vuqiç.

Pas takimit Thaçi ka thënë se faza e re e dialogut nuk do të jetë e lehtë as për Kosovën dhe as për Serbinë.

Ai ka thënë se jemi të vetëdijshëm se nuk do të ketë fitore 100% për askënd, por ajo që është e sigurt është se edhe Kosova me arritjen e kësaj marrëveshje ligjërisht obligative, por edhe Serbia, do të jenë pjesë e familjes evropiane.

“Ishte një takim i rëndësishëm, një takim jashtëzakonisht produktiv. Një takim që diskutuam për të ardhmen evropiane të Kosovës, për procesin e liberalizimit të vizave që Kosova është në rrugë shumë të mbarë, që Kosova ka implementuar të gjitha kriteret, 95 prej tyre të kërkuara nga Bashkimi Evropian, është një vlerësim i lartë.

Në të njëjtën kohë diskutuam në takim të veçantë me zonjën Mogherini, për hapat e mëtutjeshëm që duhet t’i ndërmarrim, është konstatim i përbashkët se pjesëmarrja e Kosovës në këtë Samit të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është historik për Kosovën, që nënkupton vlerësim për shtetin e Kosovës, që po konsolidohet dhe afirmohet në rrafshin e një perspektive konkrete të sigurt evropiane.” është shprehur Thaçi./GazetaBlic/

 

 

 

08/21/2018 18:27

Besimi i luhatur i serbëve të Kosovës karshi Beogradit