Cool

Pak e njohim por edhe gruaja e Adem Jasharit, barte municione dhe ishte luftëtare

07/02/2020 14:26
nga:N S

Jemi rritur me historinë e familjes legjendare të Shaban Jasharit, dhe heroizimin e tyre në luftën e fundit kundër armikut serb, të cilët edhe u morën jetën pothuasje të gjithë kësaj familje. Familja e ngushtë e Shaban Jasharit të Prekazit të Ulët, luftës për çlirimin e Kosovës i dha 20 pjesëtarë e pjesëtare moshash të ndryshme, shkruan Gazeta Metro.

Mirëpo, pak nga ne e kemi ditur që edhe gruaja e Komandantit legjendar Adem Jasharit, Adilja ka qenë një luftëtare e vërtetë dhe ka bartur municione në luftë.

Adilja Rama Jashari lindi më 10 maj të vitit 1957, në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë. Shkollën tetëvejeçare, Adilja e kreu në fshatin e lindjes, në në Akrashticë. Rreth moshës 20-vjeçare martohet me Adem Shaban Jasharin e Prekazit.

Adilja ishte në dijeni të aktivitetit luftarak të bashkëshortit, Ademit, të kunetërve Hamzës e Rifatit, të vjehrrit Shaban Jasharit, si dhe të bashkëluftëtarëve të tyre, dhe as vetë nuk u kursye aspak për t’i ndihmuar.

Adilja së bashku me gratë tjera të familjes dhe me anëtarët e tjer, ndodhej në bodrumin e fortifikuar, ku ndihmonte dhe i furnizonte me municion luftëtarët e familjes.

Familja emblemë e kombit tonë, familja e ngushtë e Shaban Jasharit të Prekazit të Ulët, luftës për çlirimin e Kosovës i dha 20 pjesëtarë e pjesëtare moshash të ndryshme. Në mesin e tyre edhe komandantin legjendar të UÇK:së, Adem Jashari, krye-familjarin Shaban Jashari, vëllain e komandantit, Hamëz Jashari, si dhe 17 anëtarë të tjerë të familjes.

Përveç Adem Jasharit dhe bashkëshortes së tij, Adiles, në altarin e atdheut kanë rënë edhe: Fitim Adem Jashari dhe Kushtrim Adem Jashari. Kanë mbijetuar Lulzim Adem Jashari, Shqipe Adem Jashari dhe Marigonë Adem Jashari.

05/10/2020 13:19

Fyhet rëndë Adem Jashari nga vëllau i Avdyl Rexhepit: “Kush i ka thanë atij me dekë për Kosovë”, reagon OVL-ja!