• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Pajaziti për opozitë e analista: Po brengosen çka humb Serbia, e jo që bashkohet Lugina

10/28/2018 21:13
nga:Q F

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti ka folur në Blic Intervistë, për idenë e presidentit Thaçit Blic Intervistë, për idenë e presidentit Thaçi për bashkimin e Luginës me Kosovën.

Pajaziti ka thënë se kjo është një vullnet dhe dëshire e të gjithë shqiptarëve, dhe madje një e drejtë legjitime, andaj ka thënë se nuk i kupton ata që po e kundërshtojnë këtë ide.

Pajaziti ka thënë se nuk i kupton ata që kanë frikë dhe që dalin kundër kësaj ideje..

Madje ka thënë se nuk e di nëse një debat i tillë bëhet në Serbi.

Sipas tij, kundërshtarë të kësaj ideje po brengosen më shumë se çka po humb Serbia, se sa të gëzohen për shqiptarët e Luginës

“Se di pse po kanë frikë që po rrezikohet Kosova nga kjo ide.

Çdo moment i mundshëm që na jepet ne duhet ta ngrinim  zërin për ta, dhe jo për ta provokuar dikë, dhe jo për asgjë tjetër por sepse ne raste të tilla në mënyrën më ta arsyeshme duhet të shtrohet kjo ide

Unë mendoj se tash kjo temë ka marrë  kahje tjetër, kalkulimet që po bëhen, ato që po i dëgjoj unë , shpesh herë edhe me do analiza nëpër televizione, beso nuk e di a dëgjohen të tilla edhe në studiot e televizioneve serbe në Beograd.

Pa të keq, por mendoj se më shumë po e mbajnë shqetësimin çka po humb Serbia, por Serbia i ka pa të drejtë krejt këto që i ka , tu përfshi Kosovën dhe gjithçka , ju e dini sa shqiptarë janë të asimiluam në viset që janë në kufijtë administrativ të Serbisë” ka thënë Pajaziti.

Ai ka shtuar se është e drejtë e jona që ti dalim zot Luginës.

/GazetaBlic/