Sporti

Paguhet miliona euro në sezon, Pique shkoi më biçiklet në sfidën ndaj Espanyolit

07/09/2020 12:17
nga:Lorik J

Barcelona luajti ditën e djeshme sfidën e radhës në kampionat ndaj Espanyolit. Derbi katalanas u mbyll me fitoren minimale 1-0 për Barcën, ndërsa ai që ka marrë më shumë vemendje ka qenë Gerard Pique.

Jo për paraqitjen në fushës e lojës, por ardhjen e tij në stadiumin “Camp Nou”. Edhe pse fiton miliona euro në sezon, Pique shkoi me biçikletë në stadium për të luajtur derbin.

Kjo nuk është hera e parë që spanjolli bën një gjë të tillë edhe pse makinat lukësoze nuk I mungojnë. Më poshtë mund të ndiqni edhe videon e lojtarit gjatë momentit që vjen në stadiumin “Camp Nou’.