Sporti

“Paguani ose e shesim te Reali”, PSG kërcënon Barcelonën për Neymar

08/15/2019 14:32
nga:M K

“Pranoni kushtet tona, ose e shesim te Reali”.

E përmbledhur në pak fjalë është ky “kërcënimi” që Paris SG po I bën Barcelonës në lidhje me çështjen “Neymar”.

Klubi parizien ka marrë epërsinë dhe pas hyrjes në garë të madrilenëve, kërkon të fitojë sa më shumë nga largimi i sulmuesit brazilian.

Barcelona prej ditësh ka intesifikuar lëvizjet për të rikthyer “O’Ney” në skuadër, por deri tani është përballur me murin e ngritur nga kampionët francezë.

Këta të fundit janë gati të lenë të lirë brazilian, por gjithmonë sipas kushteve të tyre.

Si gjithmonë, gjithçka lidhet me financat. Barcelona është gati të paguajë 80 milion euro plus kartonin e Coutinho, që gjithashtu pëlqehet nga Paris SG.

Por parizienët kanë një tjetër ide. Edhe në planin e tyre, Coutinho qëndron në tratativa, por gjithashtu kërkojnë edhe 150 milion euro për të lejuar largimin e Neymar.

Kjo shifër nuk pranohet nga katalunjasit, që në krahun e tyre kanë edhe vetë futbollistin.

Pavarësisht se është tunduar nga oferta e Real Madrid, Neymar dëshiron të kthehet sërish të luajë në krah të Lionel Messi.

10/30/2019 17:23

​Alves: Neymar ka ndjeshmërinë e fëmijëve