Cool

Pagesa me monedha po përhapë koronavirusin, OBSH po rekomandon të paguani me kartelë

03/03/2020 18:28
nga:N S

Konsumatorët duhet të paguajnë duke përdorur kartela bankare për të shmangur koronavirusin nga monedhat, thonë ekspertët e shëndetit.

Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) tha se kartelat bankare mund të ‘zvogëlojnë rrezikun e transmetimit’, transmeton lajmi.net.

Ekspertët thonë se koronavirusi mund të ngjitet në monedhë, duke qenë në gjendje të jetojë në sipërfaqe të forta siç është edhe vetë mjeti këmbyes.

Pra, përdorimi i kartelave që shmangin kontaktin – që do të thotë se dikush duhet të prekë kartën e vet, e cila nuk duhet të preket nga askush tjetër – mund t’i mbrojë ata nga përhapja e tij.

“Ne e dimë se paratë bien në duar të ndryshme dhe mund të marrin të gjitha llojet e baktereve dhe viruseve”, tha zëdhënësi i OBSH-së për The Telegraph.

“Ne do t’i këshillonim njerëzit të lanin duart pasi të prekin kartmonedha dhe të mos prekin fytyrën”

06/04/2020 08:41

Çfarë nuk dimë ende për koronavirusin