Lajme

Padi për shpifje, Lladrovci i kërkon 20 mijë euro dëmshpërblim nga Drenori

02/12/2019 09:58
nga:L H

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë edhe një padi kundër shpifjes dhe fyerjes në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ai ka deponuar padinë e radhës kundër Xhavit Drenorit.

“Më datën 08.02.2019, i padituri z.Xhavit Drenori në llogarinë e tij personale në rrjetin social facebook, ka postuar një shkrim ku më fyen e më ofendon rëndë, duke më krahasuar me diktatorët më të rrezikshëm të të gjitha kohërave”, thuhet mes tjerash në padinë e Lladrovcit.

Sipas tij, Drenori ka shpifur edhe për shkollimin e tij.

“Me shkollë të mesme (i ngelur e përjashtuar ‘për të mira’, e duke blerë diplomë të shkollës së mesme në Suhareke)”, thuhet tutje në padi.