Lajme

Pacolli vazhdon lobimin për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

10/10/2018 20:30
nga:M H

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka takuar Jacques Chagnon, kryetar i Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë dhe Jacques Krabal, sekretar i Përgjithshëm i APF-së.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Takim i rëndësishëm me Jacques Chagnon, Kryetar i Asamblese Parlamentare te Frankofonisë dhe Z. Jacques Krabal, Sekretar i Përgjithshëm i APF në margjina të samitit të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Lajmi pozitiv për Kosovën pritet të marrë vulën zyrtare neser kur do të miratohet avansimi i statusit tonë në këtë organizatë të rëndësishme politike.

Këtë samit gjithashtu jam duke e shfrytëzuar për lobimin e pranimit tē Kosovës në Interpol, mision ky shumë i rëndësishëm i diplomacisë tonë.