Lajme

Pacolli uron Bajramin: Të ndajmë bukën me të tjerët dhe të kujtojmë Zotin

05/02/2022 08:41
nga:G B

Kryetari I AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Pacolli tha se muaji i shenjtë i Ramazanit do t’i mungojë, por thekson se duhet të bëhen vepra të mira.

“Pas një agjërimi 30 ditor, ne muslimanët sot festojmë festën e Bajramit. Në emrin tim dhe të familjes sime, gëzuar festën dhe ju uroj secilit shëndet, lumturi dhe harmoni në familjet tuaja. Muaji i shenjtë i Ramazanit do të na mungojë, por është e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë vepra të mira, të ndajmë bukën me të tjerët dhe të kujtojmë gjithmonë Zotin”, ka shkruar ai.