Ish-presidenti i Kosovës dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, në njoftimin e tij se Republika e Kenias ka njohur pavarësinë e Kosovës, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që menjëherë të vendosë raporte diplomatike me këtë shtet dhe të hapë një Ambasadë të përbashkët me Republikën e Shqipërisë në Nairobi.
Pacolli thotë se kjo ambasadë do të jetë porta e Kosovës për të hyrë fuqishëm në kontinentin afrikan.
“ I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që menjëherë të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kenian dhe të hapë një Ambasadë të përbashkët me Republikën e Shqipërisë në Nairobi. Kosova duhet të jetë prezente aty ku respektohet dhe mbështetet – në zemrën e Afrikës! Kjo ambasadë do të jetë porta e Kosovës për të hyrë fuqishëm në kontinentin afrikan, për të ndërtuar aleanca të reja politike, ekonomike dhe kulturore”, ka shkruar Pacolli.
Pacolli ka falendëruar edhe kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ragip Begaj, dhe këshilltarin e tij Jetlir Zyberaj.
“Dua te shpreh falenderimin për bashkëpunëtorin tim të ngushtë, Jetlir Zyberaj i cili ka qenë në mënyrë permanente syri dhe veshi im jo vetëm në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën. Një falënderim të veçantë dua t’i shpreh edhe Shqipërisë, presidentit Begaj dhe kryeministrit Edi Rama të cilët më kanë dhënë mbështetje shtetërore.
Kjo është dita kur Kosova u pa, u dëgjua dhe u pranua. Kjo është dita kur populli ynë duhet të ndiejë krenarinë e një fitoreje që nuk ka çmim – njohjen ndërkombëtare të shtetit tonë.
Faleminderit Kenia! Faleminderit President Ruto! Lavdi Kosovës dhe qytetarëve të saj krenarë!”, ka shkruar Pacollit.