Lajme

Pacolli: Taksa e ka humb arsyen

03/15/2019 22:38
nga:A. R.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli ka qenë i ftuar në emisionin e radhës në “Blic Interview” me Astrit Gashin.

Duke folur për taksën ndaj shtetit serb, Pacolli ka thënë se taksa ka pasur efektin e vet dhe se tani ka ardhur koha që ajo të shqyrtohet.

Pacolli ka theksuar se mardhëniet me SHBA nuk duhet as të lëndohen e as të dëmotohen në asnjë mënyrë.

Ai ka thënë se taksa tani e ka humb arsyen.

“Taksa ishte një vendim i duher, por kishte efektin e saj, dhe tani e ka humb arsyen.Ish dasht që të hiqet nga rendi i ditës, por për këtë duhet që Serbia ti plotësoj disa kushte.

Ajo duhet të kthehen në tavolinën e dialogut, të bëhet një komision që ta shikoj dhe ta vazhdojë punënë e taskës.

Haradinaj po mbron parimet dhe fjalët e veta por frika ime është që ne duhet të shohim e të mos dëmtotojme mardhniet tona me SHBA” ka thënë Pacolli.

/GazetaBlic/

05/25/2019 23:51

Tuchel ka një mesazh për lojtarët e tij – Ja çfarë thotë ai