Lajme

Pacolli: Sllovenia do të na mbështesë në Interpol dhe UNESCO

03/13/2018 10:45
nga:D.I

Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli deklaroi sot se Sllovenia mbetet partner i rëndësishëm dhe i fuqishëm i Kosovës, dhe se ky vend do të ndihmojë në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare sikurse janë Interpoli dhe UNESCO.

Ai këto komente i bëri në një konferencë të përbashkët me homologun e tij slloven Karl Erjavec me të cilin kanë biseduar për mbështetjen e fuqishme që Sllovenia është duke i dhënë Kosovës, bashkëpunimin ekonomik dhe ndihmën e Lubjanës zyrtare për integrimin e vendit tonë në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Ai potencoi se ka marrë mbështetjen e palëkundur të homologut të tij slloven për integrimin e Kosovës në organizatat e ndryshme ndërkombëtare, ndërsa shtoi se Sllovenia mbetet një partner shumë i rëndësishëm i Kosovës.

06/20/2018 17:49

‘Kompromiset e Thaçit në dialog, sjellin tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës’