Lajme

Pacolli: Samiti i Sofjes për Kosovën është historik

05/17/2018 15:41
nga:M H

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli ka thënë se deklarata përmbyllëse e samitit të Sofjes, në të cilën mori pjesë edhe Kosova si shtet i barabartë, hap rrugët e integrimit të plotë të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Në një postim në Facebook, kryediplomati kosovar thekson se samiti i Sofjes për Kosovën është historik dhe shumë i rëndësishëm, pasi për herë të parë, që nga shpallja e pavarësisë, Kosova trajtohet si shtet i barabartë më shtetet tjera të rajonit.

“Jemi në rrugë të mbarë drejt realizimit të vizionit tonë për integrime euro-atlantike”, shkruan Pacolli.

08/21/2018 18:27

Besimi i luhatur i serbëve të Kosovës karshi Beogradit