Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Fahrije Hotit dhe dy avokatët e saj e akuzuan ministrin Faton Peci për shpifje e pretendime të rreme.
Pacolli thotë se ministra hajna, mosmirënjohës, arrogant, të paditur, shpifës e gënjeshtar janë një rrezik i madh për shoqërinë tonë.
Duke mos përmendur emër, tutje ai shtoi se këta ministra për kauza të rreme lëndojnë gratë që kanë humbur gjithçka luftë.
“Kur shoh veprime të tilla ndaj këtyre grave të pafajshme, nuk habitem më nga sulmet që këta qyqarë ndërmarrin edhe ndaj meje”, shkroi Pacolli në Facebook.