Lajme

Pacolli: Rugova e ka përmendur shpresën, ne jemi shpresa

06/02/2017 17:56
nga:A. R.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa është koalicioni që Kosovën do të bëjë madhështore.

Ai fjalimin e tij në tubimin në Prizren e ka nisur me fjalinë: “Presidenti Rugova e ka përmendur fjalën shpresë, ne jemi koalicioni i shpresës”.

Pacolli ka ftuar prizrenasit në ditën e zgjedhjeve të dalin bashkë me familjet e tyre që të votojnë për koalicionin e tyre, njofton Klan Kosova.

“Ardhmëria është në duart tuaja, andaj mos hezitoni të dilni”, ka pohuar Pacolli.

“Unë e mbështes fuqishëm këtë koalicion e mbështes Dr.Hotin pasi asnjëherë Kosova nuk e ka pasur një kryeministër si ky”, ka shtuar Pacolli.

Ai ka thënë se në listën e tyre, mbi 65 për qind e kandidatëve janë të rinj.

“Krahasojeni listën tonë me listën tjetër dhe e shihni ku jemi. Mos e lini Kosovën në duar të zhvatësve.”.

“Është e drejtë e juaja ta ndryshoni Kosovën”.

“Poshtë hajnat”, ka thënë Pacolli.

“Po e shoh se fitorja po vjen”, ka përfunduar ai.