Lajme

Pacolli: Qeveria duhet të bie sa më shpejt!

07/12/2018 22:44
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli konsideron se Qeveria “Haradinaj” duhet të bie sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi që sipas saj nuk po punon në favor të vendit.

Deputetja Pacolli, përgegjësinë për mos liberalizim të vizave ia ka hedhur Kryeministrin Ramush Haradinaj, të cilin po ashtu e akuzon për humbjen e 8 mijë hektarëve tokë nga demarkimi i kufirit me Malin e Zi.

“Para se të bëhej Kryeministër ia përplasi hartat në fytyrë Murat Mehës duke premtuar se ai dhe partia e tij nuk do të lejonte humbjen e asnjë centimetri tokë të Kosovës.

Pasi u bë Kryeministër në fillim të mandatit pati deklaruar se “nuk duhet të lidhet Demarkacioni me Vizat”.

Pas disa muajve kishte harruar se cfarë kishte thënë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe kërkonte me ngulm që sa më parë të ratifikohet demarkacioni në versionin e Murat Mehës ani pse më herët e kishte kundërshtuar. Liberalizimi i vizave varej nga demarkimi i kufirit. Filloj të thoshte se menjëherë pas ratifikimit të demarkacionit Kosova do të marr liberalizimin e vizave”, tha ajo.

Tani, Pacolli thotë se 4 muaj pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, Kryeministri Haradinaj po hesht dhe nuk ka asnjë lëvizje përsa i përket rishikimit të kufirit.

“Më 6 qershor të këtij viti, Kryeministri, në emisionin Interaktiv, filloj të na i shpjegon procedurat teknike që i aplikon Bashkimi Evropian deri tek vendimi final për liberalizimin e vizave, procedura të cilat nuk i kishte përmendur asnjëherë para ratifikimit të demarkacionit.

U ratifikua demarkacioni. U humbën 8 mijë hektarë tokë. Nuk u bë rishikimi i marrëveshjes sic u premtua. Nuk u bë liberalizimi i vizave. Por, sot deputetët e partisë së Kryeministrit paskan marrë vendim të sjellin në Kuvend rezolutën për të kushtëzuar dialogun me liberalizimin e vizave. Kjo është me ba hajgare me qytetarët e Kosovës”, u shpreh ajo, duke shtuar se “Qeveria e tij e pakicës duhet të bie sa më shpejt që të jetë e mundur.”

11/19/2018 17:22

Kur do të largoheni nga politika? Kështu përgjigjet kryeministri Haradinaj