• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Pacolli: Për 3 javë mund t`i sjell 1 milion vaksina

04/23/2021 21:15
nga:Gazeta Blic

Behgjet Pacolli në pjesë e dytë të BlicInterview me Astrit Gashin ka folur edhe për mungesën e vaksinave anti covid në Kosovë.

Në Blic Interview me Astrit Gashin, Pacolli thotë se është i gatshë mqë të ndihmojë qeverinë e Kosovës dhe Minsitrinë e Shëndetësië përmes kontakteve të tij që brenda një muaji të sjell një nuëmr rekord të vaksinave për qytetarët e Kosovës.

Jam i bindur se po të kisha qenë unë Qeveri do t`i ftoja gjithë njerëzit që kanë mudnësi dhe të bisedoja me ta si tani. Problemi i vaksinave është mjaft serioze po vdesin njerëzit  dhe ka qenë e drejtë që Qeveria të ftojë njerëzit që kanë kontakte dhe të bisedon me ta. Unë e di se shtetet e ndryshme ku unë udhëtoj dhe Qeveritë, mbështetet te njerëzit që kanë mundësi, prej kur unë kam parë  se Kosova do të ketë problem me vaksina kam lidh kontakte me dy ose tre prodhues, njëra nga to është Astra Zeneca. Sot mund të them se nëse Qeveria kishte dashtë. Ne mund të ulemi për katër javë dhe ne mund t`i sjellim 1 milion doza në Kosovë me çmim të fabrikës  pa interes, pa asgjë. Unë them të drejtën kam prit që të më telefonoj dikush jam i gatshëm nëse duhet  jam i gatshëm të jem aty ku nevojitet që ti ndihmohet qytetetarëve. Unë kam qenë në bisedë me Vjosa Osmanin dhe atë ditë kur ishim me presidentet e tjerë dhe ajo na tha se nuk do të ketë probleme me vaksinat se janë në kontakt me prodhues dhe qeveri të ndryshme. Dhe unë kam konkluduar se nuk do të ketë probleme dhe do të ishte banale nga ana ime… shikoni edhe unë jam këtu, ju them tani se problem ka për vaksinat. e pash që do të sjell BE 95 mijë vaksian që janë tepër pak, cka mendoj se është tepër vonë dhe qeveria është dashur dhe duhet të bëjë dicka që të sjell vaksinat. Kam dëgjuar se MSH ka kontaktet e veta është në kontakt me prodhuesit dhe derisa MSH thotë se ne nuk kemi problem besoj se edhe kontaki im nuk është aq i nevojshëm”, ka treguar apcolli shkruan Gazeta Blic.