Lajme

Pacolli paralajmëron Thaçin: Kufiri ose ndryshohet deri në Nish, ose nuk preket fare

08/26/2018 15:47
nga:A. R.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po qëndron në Austri ku ka pasur takim në panel me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq.

Në deklarimet për media është përmendur sërish ideja për korrigjim të kufive, dhe kjo temë siç ka paralajmëruar vet Thaçi, do të hapet në takimin e javës që po vjen në Bruksel shkruan GazetaBlic.

Por një gjë të tillë nuk po e pranon Rrahim Pacolli nga Aleanca Kosova e Re.

Ai ka dhënë një paralajmërim për Thaçin duke thënë se ata që shkojnë në Bruksel dhe flasin për shkëmbim territoresh, duhet ta dinë se kufijtë e Kosovës nuk ka legjitimitet asnjë njeri t’i lëvizë

Pacolli ka thënë se korrigjimi i kufijve mund të bëhet vetëm nëse shkon deri në Nish, dhe assesi këmbimi i Mitrovicës.

“Ata që po negociojnë shkëmbim territoresh në Bruksel, duhet ta dinë se kufijtë e Kosovës nuk ka legjitimitet asnjë njeri t’i lëvizë.

Disa liderë që po lobojnë për ta shitur një pjesë të vendit, nuk do t’ia arrijnë kurrë, sepse ndryshimin e kufijve mund ta bëjnë vetëm me luftë.

Korrigjimi i kufijve nëse flasim në aspektin historik do të duhej të bëhej deri në Nish, e jo të falim veriun për të marrë një pjesë që është e jona.

Edhe këtë pak vend që e kanë njohur 115 vende, dikujt po i intereson ta zvogëlojë, por për këtë çështje verdiktin do ta japë populli i Kosovës.” ka thënë Pacolli.

/GazetaBlic/

08/10/2019 15:37

Thaçi u jep kurajo lojtarëve të Feronikelit para ndeshjes kundër Milanit