Lajme

Pacolli njëjtë si Mustafa: Taksa të hiqet siç po kërkon ShBA-ja

03/02/2020 13:38
nga:Norë Kelmendi

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se taksa ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja ka arritur qëllimet për të cilat ishte vënë.

Sipas deputetit opozitar, kjo masë duhet të hiqet sipas kërkesë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Tani është koha në pikëpamje të AKR-së që Kosova të marrë një vendim për heqjen e taksave sipas propozimit amerikan në kuadër të angazhimit të fuqishëm të Kosovës drejt aleancës strategjike dhe të pazëvendësueshme me Shtetet e Bashkuara. Kjo është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe nuk ka asnjë alternative për partneritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara! Nuk ka asnjë alternative për përfitimet që na jep ky partneritet si deri më sot në jetën e popullit të Kosovës që nga vitet ’90: ne duhet të bëjmë pjesën tone!”, ka thënë Pacolli.

“Vonesat në marrjen e një vendimi të tillë, narracioni anti-amerikan në sferën politike dhe publike dhe dilemat për aleancen me Shtetet e Bashkuara, shkojnë vetëm në dobi të Serbisë. Kjo është arsyeja pse AKR sot mbështet heqjen e taksës së tregtisë, angazhohet dhe mbështet lidershipin amerikan në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si garancia e vetme për një rezultat të suksesshëm me njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka qenë mbështetëse për vendosjen e takses së tregtisë kundër Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës…

Publiée par Behgjet Pacolli sur Lundi 2 mars 2020

06/18/2020 11:40

Behgjet Pacolli publikon foto nga hoteli i tij në Lugano të Zvicrës