Lajme

Pacolli mohon incidentin me zyrtarin policor, por iu bën thirrje policëve të tjerë të jenë të kujdesshëm ndaj tij!

06/14/2018 12:03
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së Islam Pacolli, ka mohuar sërish incidentin me një zyrtar policor në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, rast ky për të cilin mediat raportuan dy ditë më parë.

Ai madje mohoj se edhe është arrestuar lidhur me rastin, andaj ka kërkuar që të informohet drejtë opinoni.

“Sot dua të sqaroj një lajm që është përfol në media që kinse unë kam rrahur një polic. Nuk është e vërtet kjo, është inskenim. E vërteta është që unë kam dashtë të shku në objektin qeveritar dhe ai ka vendos të më kthej mbrapa edhe pse ia kam tregu ID kartelën e kuvendit. Inskenimet tjera janë totalisht të pavërteta dhe koha do ta tregoj të vërteten”, tha Pacolli para deputetëve.

Ai tutje, u bëri thirrje punonjësve institucional që të respektojnë ligjin e institucioneve, kështu duke dhënë indikacione se është vepruar në kundërshtim me ligjet ndaj tij. “Kisha bërë thirrje që të gjithë ata që punojnë në institucionet e Kosovës të respektojnë ligjin e Institucioneve të Kosovës”, u shpreh Pacolli.

Në anën tjetër Policia e Kosovës ka konfirmuar zyrtarisht se e ka marrë në pyetje deputetin Pacolli lidhur me rastin dhe policin me të cilin është përfshirë në incident, të cilët më pas janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Blic/

Seanca e Kuvendit po vazhdon akoma: