• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Pacolli me buzëqeshje ironike i përgjigjet LDK-së për propozimin e krijimit të një Qeverie gjithëpërfshirëse

03/15/2019 23:37
nga:FL.B

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka komentuar propozimin e dhënë nga Lidhja Demokratike e Kosovës për krijimin e një Qeveri gjithëpërfshirëse e ku kryeministrinë do të duhej ta udhëhiqte pikërisht kjo parti.

Sipas Pacollit, kjo gjë do të ishte shumë e lehtë. Ai madje me një buzëqeshje ironike shton se do të ishte shumë e lehtë që dikush gjatë rrugëtimit të hyjë dhe të marrë kryeministrinë.

Por pavarësisht kësaj ai shton se bashkëpunimi i LDK-së nuk duhet të mungojë për arsye se, siç thotë Pacolli, LDK-ja ka qenë gjithmonë një parti shtet ndërtuese por që ndërtimi i Kosovës nuk është kryer ende e që LDK e di këtë.

Do të ishte shumë e lehtë kjo. Shumë e lehtë që dikush gjatë rrugëtimit të hyjë dhe të marrë kryeministrinë. Unë nuk besoj se është e arsyeshme tani, mirëpo bashkëpunimi i LDK-së nuk duhet të mungojë për arsye se LDK-ja ka qenë gjithmonë një parti shtet ndërtuese dhe këtu nuk duhet të mungojë për arsye se LDK-ja e di që shtet ndërtimi i Kosovës nuk është kryer ende. E në përkryerjen e krejt asaj pune që është bërë deri tani, LDK-ja nuk duhet të mungojë.” – ka thënë ai.

Pacolli ka treguar madje që i beson shumë liderit të LDK-së, Isa Mustafa dhe shprehet i bindur që ky i fundit, nuk do të mungojë në shtetndërtim.

Unë i besoj shumë z. Isa Mustafa. Idesë së tij, energjisë së tij se ata nuk do të mungojnë në shtetndërtim. Është një gjë për ta theksuar. E përshëndes shumë veprimin e PSD-së e cila është bashkëpunuese në ditët kur kjo Qeveri ka pasur shumë nevojë. Por jo, nevojat e Qeverisë janë nevoja të shtetndërtimit të Kosovës praktikisht dhe ai që vepron këtu, nuk vepron për koalicionin por vepron për shtendërtimin e Kosovës, për ardhmërinë e Kosovës për atë që Kosovës u nevojitet, pacifikimi me Serbinë.” – ka thënë Pacolli.

/ © GazetaBlic /

03/25/2019 20:53

Behgjet Pacolli: Sonte sytë tek djemtë tanë