Lajme

Pacolli: Liberalizimi i vizave është shumë afër

12/31/2017 19:23
nga:Gazeta Blic

Ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli ka uruar gjithë qytetarët e vendit për festën e Vitit të Ri.

Ai në facebook ka shkruar se Kosova është shumë afër liberalizimit të vizave.

Pacolli gjithashtu ka kujtuar edhe 10 vjetorin e pavarësisë që festohet në shkurt.

“Të dashur miq, kudo që të jeni sonte, pa dashur të zgjasë shumë, vetëm dëshiroj të Ju uroj nga zemra Vitin e Ri 2018! Uroj që viti i ri të jetë një vit i mbarë për secilin. Kosova mbush 10 vjet pavarësi dhe liberalizimi i vizave është shumë afër. Gëzuar dhe kaloni sa më bukur, të bashkuar me familjet e juaja. Zoti ju ruajt të gjithëve!”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Ndryshe Bashkimi Evropian si kusht për heqjen e vizave e ka vendosur edhe ratifikimin e demarkacionit.

Pacolli ka shkruar se nëse jë gjë e tillë ndodhë në muajin janar, atëherë vizat liberalizohen në qershor.

12/05/2019 21:15

I dhuroi 1 milion, Pacolli tani premton ndërtimin e një pallati në Krujë