Lajme

Pacolli: Kosova sapo u antarësua në këtë organizatë të rëndësishme!

10/11/2018 14:57
nga:Gazeta Blic

Shteti i Kosovës u pranua me statusin e anëtarit të asocuar në organizatën e Frankofonisë.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli. Sipas tij, ky rezultat ka ardhur si rezultat i angazhimit të anëtarët e MPJ-së.

“Sukses i madh i diplomacisë tonë në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Republika e Kosovës sapo u pranua me statusin e anëtarit të asocuar në organizatën e Frankofonisë, që është organizatë shumë e fuqishme politike dhe e dyta në botë për nga rëndësia, pas OKB.Faktorizimi i Kosovës në botë po shënon suksese”, ka thënë Pacolli përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”