Lajme

Pacolli: Ka ardhur koha që Serbia të pranojë realitetin

04/29/2019 18:58
nga:A. R.

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar fuqishëm për bashkëpunimin rajonal dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dy shtete të pavarura dhe sovrane.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Në Berlin me Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj jemi duke marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor me ftesë të Kancelares gjermane Merkel dhe presidentit francez Macron për të diskutuar zhvillimet aktuale në rajon dhe perspektivën evropiane të të gjitha vendeve. Kosova mbetet e përkushtuar fuqishëm për bashkëpunimin rajonal dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Ka ardhur koha që Serbia të pranojë realitetin dhe të shohë të ardhmen me Kosovën si dy fqinjë të barabartë. Një çështje e rëndësishme për delegacionin tonë është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë. Jemi të vendosur për këtë kërkesë, pasi është mënyra e vetme për t’i treguar popullit të Kosovës se e ardhmja evropiane është e prekshme.

05/24/2019 23:50

Haradinaj takon bizneset e diasporës