• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Pacolli jep detaje nga darka e tensionuar me Thaçin e Haradinajn!

03/15/2019 22:49
nga:FL.B

Atë që e ka konfirmuar vet Haradinaj sonte në “BlicInterview” e ka bërë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, shkruan GazetaBlic.

Ky i fundit ka treguar në “BlicInterview” se në darkën ku morën pjesë edhe Presidenti, Hashim Thaçi e Kryeministri, Ramush Haradinaj ka pasur një bisedë të tensionuar por të cilën ai e quan me termin ‘bisedë kritikuese’.

Darka ka pas, do të ketë dhe është mirë që në këtë shtëpi njerëzit e ndiejnë veten mirë… Ka qenë ajo darkë këtu dhe po, normalisht nuk ka pasur diçka që unë mundem me e quajt jonormale. Ka pasur normalisht një bisedë mes Presidentit dhe Kryeministrit, ka pas një bisedë ta quaj ashtu – jo të ngarkuar, por kritikuese ndërsjelltazi.” – ka thënë Pacolli.

Sipas tij, pavarësisht gjithë kësaj, Haradinaj e Thaçi në fund të darkës i kanë dhënë njëri-tjetrit dorën dhe janë ndarë në mënyrë miqësore.

Ata, njëri e ka kritikuar tjetrin por në fund të ditës jam i lumtur që secili ia ka dhënë dorën njëri-tjetrit dhe janë ndarë në mënyrë miqësore pa probleme. Por, këto shprehje mendimesh kontroverse ndodhin edhe në kafe edhe në sallën e diskutimeve, ka ndodhë edhe në shtëpinë time por në fund prapë se prapë nuk ka pasur asnjë arsye.” – ka shtuar Pacolli.

Vlen të theksohet se marrëdhëniet mes Thaçit e Haradinajt janë përkeqësuar muajt e fundit qysh kur është kërkuar që të bëhet heqja e taksës ndaj mallrave me origjinë serbe dhe boshnjake të cilën Qeveria e Kosovës e ka vendosur si masë ndaj këtyre shteteve.

/ © GazetaBlic /

03/23/2019 11:30

Florenzi nuk po këndellet nga lëndimi, ja sa gjatë do të mungojë