Lajme

Pacolli: Asociacioni të bëhet sipas Kushtetueses, i gatshëm të bëhem pjesë e dialogut

06/01/2021 17:42
nga:M K

Ish zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, aktualisht lider i Aleancës Kosova e Re është shprehur i gatshëm që të jetë pjesë e dialogut me Serbinë.

“Natyrisht është obligim i secilit prej nesh që të japim kontributin tonë në këto tema”, është shprehur Pacolli për Front Online.

Pacolli ka kundërshtuar çfarëdo interpretimi që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të bëhet ndryshe.

Sipas tij Asociacioni duhet të bëhet të bëhet vetëm në pajtim me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Sa i përket asociacionit ai është i pranueshëm vetëm sipas gjykimit të Gjykatës kushtetuese që është autoriteti i vetëm i interpretimit të Kushtetutës tonë dhe kjo është e qartë”, ka thënë ai.

Pacolli, më tutje ka thënë se si AKR do të japin kontributin e tyre në Kuvend për temat me interes nacional për vendin.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, kishte bërë ditur se disa pjesë të marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (AKS) e nënshkruar më 25 gusht të 2015 nuk janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese sqaron se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe duhet të themelohet ashtu siç është parashikuar në marrëveshjen e parë të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 19 prill të vitit 2013, marrëveshje kjo që shënoi fillimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE: Presidentja Osmani nesër fillon konsultat me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, këto janë datat e mundshme