Lajme

Paçarizi: Problemi kryesor i VV-së dhe LDK-së është vendimi i ngutshëm për 12 ministri në Qeveri

12/02/2019 18:19
nga:B. D

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se mospajtueshmëria mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së për ndarjen e pozitave është e pakuptimtë.

“Thuhej se gjithçka është gati, por pas deklarimeve të sotme po vërehet kontradiktë e thellë. Fatkeqësisht po përsëritet pamjet e mëhershme kur partnerët e koalicionit e harxhonin duke diskutuar për ndarjen e resorëve. Qytetarët kanë pritur diçka kualitative por duket se po zhgënjehen”.

“Telashi kryesor është vendimi i ngutshëm për vetëm 12 ministri kur dihet se këto dy parti e kanë pasur patjetër që dy t’i rezervojnë për pakicat dhe në “pazar” kanë mbetur edhe dhjetë. Është veprim populist se ‘ne i mbajmë premtimet e fushatës’”, ka thënë Paçarizi.

“Nuk përfitohet shumë, janë më pak ministra, por nuk ka më pak administratë. Më mirë do të ishte të ishin 15-16 ministri dhe jo të përgjysmohet numri”.

Paçarizi në Info Magazine ka thënë se simbolikisht LDK do të duhej ta kishte një ministri më shumë.

“Pastaj i bie 6:4 sepse kanë për t’i ndarë 10 ministri. Nëse VV ka kërkuar shtatë ministri, atëherë si LDK me vetëm një deputet më pak, me tri ministri do ta ketë problem ta realizojë programin e saj qeverisës”.

“Është koalicion i natyrshëm sepse edhe votuesit e LDK-së dhe VV-së kanë pasë përafrim të qëndrimeve. Dallimet ideologjike do të përmirësonin nivelin e qeverisjes. Nuk është shoh si koalicion të panatyrshëm”.

12/08/2019 16:01

Anëtari i Vetëvendosjes akuzon LDK-në: Që 10 ditë është dashur të formohet Qeveria, mos na kushtëzoni