Sporti

Pa Messin, pa trajner dhe pa një drejtim të caktuar

10/18/2018 22:49
nga:M K

Kombëtarja e Argjentinës po kalon momente të vështira.

Pas dështimit në kampionatin botëror, ‘Gauçosët’ po vazhdojnë sërish të kenë probleme, shkruan GazetaBlic.

Momentalisht janë pa trajner, pa yllin kryesor, Lionel Messin, e sa për të arritur kulmin e negativitetit humbën ndaj rivalit të përbetuar Brazilit para disa dite.

Kjo çështje ka marrë vëmendjen e mediave botërore të sportit, derisa ende nuk dihet sesa do të zgjasë.

Mbetet të shihet nëse selektori i përkohshëm Scaloni do të vazhdojë të qëndrojë edhe më tutje në krye të pankinës së dy herë kampionëve të botës.

Kujtojmë që edhe Maradona më herët kishte lëshuar deklarata ‘thumbuese’ si ndaj drejtuesve të federatës e po ashtu edhe ndaj Messit.

/GazetaBlic/

10/09/2019 22:47

Paqe në miqësore