Lajme

“Pa Listën Serbe nuk ka qeveri në Kosovë”

01/22/2020 11:29
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se është e qartë se pa Listën Serbe, nuk ka qeveri në Kosovë dhe se sipas tij është e rëndësishme që kjo listë po mbahet në mënyrë unike dhe të fortë.

Vuçiq tha për RTS se kërkesa kryesore e Listës Serbe, përveç sigurisë së serbëve, është heqja e taksës, që do të nënkuptojë normalizimin e jetës dhe padyshim rezultate më të mira ekonomike për Serbinë, transmeton Klan Kosova.