Cool

‘Pa kulturë, s’ka të ardhme’/ Aktorja franceze zhvishet në ceremoninë e çmimeve, kundër kufizimeve Covid-19 (Foto)

03/13/2021 17:52
nga:Gazeta Blic

Aktorja Corinne Masiero është zhveshur mbrëmë në skenën e ceremonisë së çmimeve franceze të artit, duke ekspozuar audiencën ndaj tërbimit të saj për mbylljen e kinemave, teatrove dhe institucioneve të tjera kulturore nga qeveria.

Masiero ishte ftuar për të dhënë cmimin Cesar për kostumet më të mira, që janë çmimet më të larta artistike në Francë.

57-vjeçarja iu afrua podiumit e veshur me një kostum gomari, mbi një fustan të lyer me gjak. Pasi mori mikrofonin ajo tha me shaka se do të kishte dashur të vishte diçka më të bukur por nuk ishte “aq esenciale”, duke iu referuar termave qeveritare për aktivitetet që lejohen ose jo, gjatë kufizimeve të pandemisë.

Disa momente më vonë ajo heq edhe fustanin e saj teksa në trup kishte shkrua mesazhin “pa kulturë, nuk ka të ardhme” në gjoks, ndërsa në kurriz kishte një mesazh për kryeministrin francez Jean Castex: “Na kthe artin Jean”.

Shfaqja e saj mori duartrokitje nga audienca, edhe pse disa nga spektatorët dukeshin të habitur nga kthesa e ngjarjeve.

Megjithse Masiero ishte e vetmja që u zhvesh në skenë, edhe të tjerë shprehën tërbimin e tyre me mbylljet arbitrare të koronavirusit nga qeveria e Emmanuel Macron.

Teksa mori çmimin e tij të dramaturgjisë Stephane Demoustier shprehu zhgënjimin e tij që mund të dalim për të blerë rroba por nuk mund të shkojmë në kinema, me kufizimet që sipas tij ishin “të palogjikshme”.

Qeveria franceze ka zgjatur masat e ashpra kufizuese për të cilat kishte thënë se do të hiqeshin në fund të janarit. Javën e kaluar artistë protestues në Paris bllokuan teatrot kombëtare në protestën e tyre. Ministrja e kulturës Roselyne Bachelot bëri një vizitë me protestuesit duke u zotuar “të mbroj punësimin në sektorin e artit sa të mundem”.