Sporti

Pa gola pas 45 minutave të para në derbin mes futbollistëve kosovarë

08/01/2020 15:57
nga:M K

Pa gola është mbyllur pjesa e parë e duelit miqësor ku po paraqiten futbollistët kosovarë, Arbër Zeneli e Mërgim Vojvoda.

45 minutat e para mes Standard Lieges dhe Reims nuk prodhuan asnjë gol, derisa skuadrat tentonin që herë pas herë të tundin rrjetën e kundërshtarit, por që s’ia dolën dot, përcjell GazetaBlic.

Gjatë ditës, në rrjetet sociale kishte qarkulluar edhe një video mes futbollistëve, Zeneli, Berisha e Vojvoda, ku talleshin me njëri-tjetrin se kush do të arrijë të fitojë këtë takim përgatitor.

Lexo edhe: Berisha dhe Zeneli kundër Vojvodës, tallen në Instagram

Berisha nuk është aktivizuar deri më tani me skuadrën që nënshkroi këtë verë, kurse kjo pritet të ndodhë në pjesën e dytë, e cila do të fillojë brenda pak çastesh, ndërsa ju mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në vegëzën e mëposhtme.

/GazetaBlic/

11/28/2020 11:21

Dardanët përballë vikingëve