Duda Balje ka publikuar së fundi foto me ministren Rozeta Hajdari ku vërehet një doza dashurie mes tyre.
Por duket se fotoja me ministren i ka kryer punë deputetes Balje ngase në kabinetin e ministres Hajdari ajo e ka rehatuar anëtarin e partisë së saj, Emil Radoncic.
Vetëm 21 vjeçar, pa e kryer fakultetin dhe pa përvojë pune, Emil Radoncic do ta këshillojë tani e tutje ministren Hajdari si i punësuar në pozitën e këshilltarit.
Nga partia e Dudas së fundi është rehatuar edhe Enis Sulejmanoviq në ministrinë e Hekuran Muratit.