Sporti

Ozil transferohet tek gjigantët evropian për 0 euro?

01/13/2018 22:34
nga:Lorik J

Mesut Ozil te Juventusi. Është ky lajmi i bujshëm që publikojnë mediat angleze dhe më konkretisht gazeta presitgjoze Daily Mail.

Mesfushori turko-gjerman është në skadencë kontrate me Arsenalin dhe do të largohet në verë nga skuadra londineze me parametër zero.

Paga e lartë prej 10 milionë eurosh që përfiton Ozil te Arsenali mund të jetë pengesa e vetme në këtë tratativë merkatoje por dëshira e mesfushorit është të vishet bardhezi pasi te Juventusi përveç se një skuadër të aftë për të fituar në çdo kompeticion të mundshëm, Ozil do të ribashkohej edhe me shokët e tij të kombëtares gjermane Khedira, Hoëedes dhe Emre Can i cili ka arritur akordin me kampionët e Italisë dhe do të transferohet në verë te Juvja.SS

06/22/2018 13:00

Samuel: Nuk do të befasohesha nëse ndodh shkëmbimi Icardi-Higuian